Real Madridi do të udhëtojë drejt Anglisë për të përballur Manchester Cityn në një ndeshje të rëndësishme, por do të mungojnë disa lojtarë kyçë.
Pavarësisht se “Los Blancos” ruajtën epërsinë njëpikëshe në krye të La Ligas pas barazimit 1-1 ndaj Atletico Madridit në fundjavë, ekipit të Carlo Ancelottit do t’i duhet të përballet me disa mungesa. Në konferencën pas ndeshjes, trajneri italian nuk e konfirmoi ndonjë lëndim të ri, por dje (e diel) ai publikoi listën e lojtarëve të ftuar për përballjen e ardhshme.
Megjithatë, ka një lajm të keq për Ancelottin. Pavarësisht se Antonio Rudiger është sigurt që do të mungojë në “Etihad”, tashmë i është bashkuar edhe Lucas Vazquez. Fillimisht pjesë e listës së ftuar, Vazquez është përjashtuar pas lajmit për lëndimin e tij dhe do të qëndrojë jashtë për dy javë.
Pas ndeshjes me Atletico Madridin, pritet që Ancelotti të mbajë Raul Asencion dhe Aurelien Tchouamenin në qendër të mbrojtjes. Ndërkohë, treshja e sulmit mbetet e pandryshuar, por ndryshime priten në mesfushë, ku Fede Valverde do të kalojë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Luka Modriq mund të jetë një nga lojtarët që do të nisë si titullar, duke marrë parasysh përvojën e tij në ndeshje të tillë, pas faktit që ai nisi nga banka rezervë në derbin e Madridit.