Ballina Sport Real Madrid po planifikon një shkëmbim, Jovic – Andre Silva

Real Madrid po planifikon një shkëmbim, Jovic – Andre Silva

12:19 | 29 Prill 2021

Marketing

Real Madrid po shqyrton mundësinë për një shkëmbim të mundshëm mes Andre Silva dhe Luka Jovic.

Real Madrid nuk është kënaqur shumë me paraqitjet e Jovicit në skuadër dhe po mendon ta largojë atë sezonin tjetër, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Andre Silva, është duke pasur një nga sezonet e tij më të mira ndonjëherë, duke shënuar 25 gola në 31 ndeshje në Bundesliga.

Diario AS raporton se Real Madrid ka hyrë në garë për të nënshkruar portugezin, me idenë që të shkëmbejë atë me Luka Jovic, i cili poashtu luan në huazim te Eintrach Frankfurt.

Do të ishte një shkëmbim i pjesshëm, pasi Real Madrid jann të gatshëm për të blerë Silva në këmbim të Jovic, plus 20 milionë euro./Lajmi.net/

Exit mobile version