Real Madrid nuk ka arritur të këndellet as pas ndeshjes së katër në La Liga, duke u mposhtur 1:2 në ‘Santiago Bernabeu’ nga skuadra e Levantes.
Skuadra e Julen Lopetegui ka pësuar edhe humbjen e tretë këtë sezon në La Liga.
Kampionët e Evropës janë mposhtur 1:2 nga Levante në Bernabeu, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit evropian.
Mysafirët patën një fillim mbresëlënës të ndeshjes duke realizuar dy gola të shpejtë.
Ishte Morales që shënoi në minutën e 6’ për 0-1.
Në minutën e 13’, Levante shënoi edhe golin e dytë, kur Roger u tregua i saktë nga penalltia.
Krejt çka bëri Real Madrid në këtë ndeshje, ishte një gol i shënuar nga Marcelo në minutën e 72’, për 1:2.
Ky ishte goli i parë për Real Madridin në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.