Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, kishte një shans të mirë për të humbur pjesën e mbetur të sezonit shkaku i suspendimit, por ‘Los Blancos’ do të kishin qenë pa të sidoqoftë për shkak të lëndimit.
Reprezentuesi gjerman iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij, siç ka konfirmuar Real Madridi të martën.
Rudiger është ballafaquar me disa probleme në gjurin e tij gjatë tërë sezonit, supozohet një problem me artritin.
Sidoqoftë, ishe meniskusi i tij që e la të lënduar në finale e së shtunës ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit, duke e detyruar të largohet nga loja nëntë minuta pas fillimit të kohës shtesë.
Kjo ishte para se Rudiger të hedhte një qese me akull në drejtim të gjyqtarit nga banka, gjest për të cilin mori karton të kuq dhe përballet me një dënim të gjatë.
‘Los Blancos’ kanë konfirmuar se Rudiger ka kaluar me sukses operimin në meniskusin e tij të çarë pjesërisht.
Ndonëse klubi madrilen nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur do të rikuperohet, Diario AS ka raportuar se Rudiger do të jetë jashtë fushave për gjashtë deri në tetë javë.
Në rast se rikuperimi i tij ndodhë para kësaj periudhe, atëherë Rudiger me gjasë do të rikthehej në kohë për ndeshjen hapëse të Real Madridit në këtë garë ndaj Al-Hilalit më 18 qershor në SHBA.