Real Madridi luan sot në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi sot nis rrugëtimin për ta fituar një trofe tjetër të madh.

Marketing

“Los Blancos” janë në garë për Kupën e Botës për Klube, shkruan Express.

Real Madridi do të përballet me Al Ahlyn sot në gjysmëfinalen që nis nga ora 20:00.

Fituesi i këtij takimi do të përballet në finale me Al-Hilal, që e eliminoi Flamengon me rezultat 2:3.