Superyjet Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham kanë shënuar nga një gol për t’ia siguruar fitoren e rëndësishme Real Madridit.
Kampioni në fuqi, Real Madridi, fitoi të martën mbrëma 3:2 ndaj Atalantas në Bergamo. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve, ndërsa madrilenët bënë hap shumë të rëndësishëm drejt fazës tjetër të garave.
Dy xhiro para fundit të fazës së ligës, Real Madridi është i 17-ti me nëntë pikë. Atalanta e pësoi humbjen e parë, ndërsa tani renditet e teta me 11 pikë. Ende është në zonën që siguron direkt një të tetën e finales.
Ashtu si pritej, ndeshja ishte shumë e mirë.
Kylian Mbappe shënoi në minutën e dhjetë për 1:0 në të mirë të Madridit. Mbappe më pas u lëndua dhe u zëvendësua që në pjesën e parë.
Charles de Ketelaere shënoi nga penalltia në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për 1:1.
Vionicius Junior shënoi për 2:1 në të mirë të Madridit në minutën e 56-të, ndërsa menjëherë në minutën e 59-të realizoi Jude Bellingham.
Ademola Lookam vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 65-të.
Berat Gjimshiti luajti deri në minutën e 74-t për Atalantan.