Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten kanë fituar Real Madridin në ndeshjen e vlefshme në kampionatin e La Ligas. Një super-gol i Moralesit në minutën e 79-të, ka vendosur fatin e këtij takimi, duke i dhënë fitoren Levantes përballë “Mbretërve” nga Madridi.
Sa i përket Enis Bardhit, shqiptari ishte i përfshirë në formacionin startues dhe luajti për 90-të minuta, duke ndihmuar Levanten, me çka ishte edhe njëri prej mesfushorëve kyç të kësaj sfide.
Pas këtij triumfi, Levante renditet në pozitën e 10-të në La Liga me 32 pikë, ndërsa Reali në pozitën e dytë me 53 pikë, dy më pak se Barcelona mban kryesimin.