Real Madridi, në kërkim të klubeve të reja për 14 lojtarë

Shumë gjëra janë thënë për transferimet e mundshme në Real Madrid këtë verë. Eden Hazardi është pothuajse i konfirmuar, Paul Pogba është ëndrra e madhe e Zinedine Ziadnit, Ferland Mendy shihet si garuesi i përsosur i Marcelos dhe Luka Jovici konsiderohet njeriu që mund t’i ndihmojë Karim Benzemas në sulm.

Marketing

Por, realiteti është se për çdo lojtarë që vjen në skuadër, lojtarë të tjerë duhet të largohen. Për momentin, klubi madrilen është duke tentuar t’u gjejë klube të reja 14 prej lojtarëve të skuadrës së vet, pasi që Zidane nuk ka plane për ta në të ardhmen.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, vetëm 19 lojtarë janë të sigurt se do t’i bashkohet Real Madridit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për turneun parasezonal. Tre prej tyre – Thibaut Courtois, Andriy Lunin dhe Luca Zidanë – janë portierë, pasi që Keylor Navasit tanimë i është bërë e ditur se ai mund të largohet nga klubi verës.

Përderisa asgjë s’është e sigurt, një numrit të lojtarëve i është thënë të kërkojnë për klube të reja këtë verë, pasi që trajneri francez nuk i sheh më ata si pjesë të projektit të tij në Santiago Bernabeu.

Situata e Keylor Navasit dhe ajo e Gareth Bale tanimë janë të ditura. Jesus Vallejo dhe Sergio Reguilon janë dy futbollistë të tjerë, të cilët Real Madridi dëshiron të mos i ketë në skuadër për sezonin tjetër, ndërsa Theo Hernandez nuk pritet të kthehet.

Dani Ceballos dhe Marcos Llorente gjithashtu nuk janë në planet e Zindanit, përderisa Mateo Kovacic, James Rodriguez, martin Odegaard dhe Oscar Rodriguez pritet që ta vazhdojnë karrierën e tyre diku tjetër, pasi këtë sezon ishin të huazuar.

Raul de Tomas dhe Borja Mayoral do të kthehen nga klubet ku ishin të huazuara, por Isco mund të largohet, përkundër dëshirës së tij për të qëndruar. Në anën tjetër, e ardhmja e Lucas Vazquezit ende nuk është e qartë.

Lista e lojtarë me të ardhmet në dyshim kompletohet nga Brahim Diaz dhe Mariano Diaz, pasi që asnjëri prej tyre nuk ka luajtur mjaftueshëm gjatë këtij sezoni

Marketing