Real Madridi nuk mjaftohet me Guler – synon një tjetër transferim nga Turqia por ka konkurrent Milanin

Real Madridi e transferoi Arda Gulerin nga Turqia verën e kaluar, por siç duket “Los Blancos” do të bëjnë një tjetër transferim nga ky shtet sërish këtë verë.

Marketing

Sidoqoftë, ata do të përballen me konkurrencë për të siguruar shërbimet e portierit të talentuar Onuralp Cevikkan, pasi për të interesim ka shprehur edhe Milani.

Portieri 18-vjeçar i Trabzonsporit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Evropë, dhe Real Madridi raportohet se kishte çuar një ofertë prej 10 milionë eurosh për të në muajin prill, por që ishte refuzuar nga klubi turk.

Tani Radio Rossonera ka raportuar se edhe Milani do të futet në garë për të nënshkruar me Cevikkan këtë verë.

Interesimi për të siguruar shërbimet e Cevikkan është një evidencë e rritjes së fokusit të Real Madridit për të rekrutuar talentët më të mirë në qarkullim dhe jo të nënshkruajnë me “yje të gatshëm”.

Gjatë kësaj vere në “Santiago Bernabeu” do të arrijë Endrick ndërsa edhe ylli i Lille, Leny Yoro është lidhur me një transferim të mundshëm në Spanjë.