Real Madridi pa problem ndaj Gironas, barazon me pikë Barcelonën në La Liga

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore me shifrat 2:0 ndaj Gironas në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Marketing

Goli i parë në këtë sfidë u shënua në minutën e 41’të dhe ishte mesfushori kroat, Luka Modric që shënoi nga distanca, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, ekipi i Carlo Ancelottit shënoi edhe një gol tjetër. Kësaj radhe ishte sulmuesi brazilian, Vini Jr që shënoi për 2:0.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 54 pikëve në pozitën e dytë, aq sa ka Barcelona në pozitën e parë (54).