sh-ylli i Real Madridit, Ivan Zamorano, pranon se të bardhët po vuajnë mungesën e Cristiano Ronaldos, aftësitë e tij të jashtëzakonshme në shënimin e golave. Zamorano përfaqësoi “Los Blancos” për katër sezone, gjatë viteve 1990, duke fituar trofeun “Pichichi” në sezonin 1994-1995, falë 28 golave të tij.
Ai ndjen se Ronaldo, i cili theu rekorde të panumërta në kohën e tij në “Santiago Bernabeu”, nuk do të jetë e lehtë për t’u zëvendësuar. “Është e vështirë të mbushësh boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo, sepse duhet të zëvendësosh 40 apo 50 gola në sezon, – shpjegoi kileni për “Goal”.
– Është e pamundur të kërkohet një zëvendësues, sepse ai njeri nuk ekziston. Real Madridi duhet të provojë ide të reja në fushë, të luajë pa një lojtar të tillë të rëndësishëm, si Ronaldo. Ai spikaste jo vetëm me golat, por shfaqej në momentet më të rëndësishme të klubit.
Ronaldo nuk është atje më, ndaj Real Madridi duhet të punojë me sulmuesit që ka. Mendoj se ata mund të kthehen në mesin e golashënuesve më të mirë. Nuk duhet shumë kohë për të ardhur golat e tyre. Ne kemi parë disa ndeshje pa gola dhe kjo është shqetësuese, sepse Real Madridi ka shënuar gjithmonë. Gjithsesi, mendoj se kjo situatë do të kalojë.
Kur shkoni te Real Madridi, gjëja e parë që ju mësohet është se gjithmonë duhet të mundni Barcelonën. Megjithatë, asnjëri ekip nuk vjen në më të mirën e vet në “El Clasico” e së dielës. Ky është motivim i mjaftueshëm për ta kthyer këtë supersfidë në një mundësi për të rimarrë besimin, për të ringjallur shpresën.
Këto janë lojëra jetësore, që nga këndvështrimi statistikor dhe emocional mund të ndryshojnë shumë, në varësi të rezultateve. Është një javë shumë e vështirë. Nëse Barcelona del nga kjo “El Clasico” mirë, do të jetë favorite kryesore për titullin. Nëse ndodh e kundërta, do të jetë e vështirë t’i qetësojë shpirtrat e ekipit”.