Real Sociedad dhe Manchester United ndahen në ”paqe”, skuadra që kualifikohet tutje vendoset në ”Old Trafford”

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e 1/8 së finales së Europa League, mes Real Sociedad dhe Manchester United.

Marketing

Rezultati përfundimtar pas 90 minutave lojë në ”San Sebastian” ishte i barabrtë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Joshua Zirkzee kaloi Unitedin në epërsi, në minutën e 57-të.

Pas 13 minutave, Sociedad barazoi shifrat, me golin e Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i sakt nga penalltia.

Skuadra e cila kualifikohet në çerekfinale, do të mësohet javën e ardhshme, me ndeshjen e cila zhvillohet në ”Old Trafford”.

Marketing