Reali drejt trofeut të radhës në Ligën e Kampionëve

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Marketing

”Mbretërit” eliminuan Liverpulin me rezultat të përgjithshëm 6-3, nga të dyja ndeshjet.

Në ndeshjen e sotme në ”Santiago Bernabeu”, Reali fitoi me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Karim Benzema në minutën e 79-të.

Reali tani synon trofeun e 15-të në Ligën e Kampionëve, ndërsa skuadra e Liverpulit ka humbur shpresat për fitimin e ndonjë trofeu të mundshëm këtë sezon, dhe objektivi i vetëm është të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Marketing