Reali ia bën bajat Espanyolit, shkëlqejnë Mbappe, Vini e Rodrygo

Real Madridi e ka mposhtur me rezultat të thellë, 4-1, Espanyolin.

Marketing

Pjesa e parë u mbyll baras, pavarësisht dominimit të plotë të “Mbretërve”, teksa më të nisur pjesa e dytë, Espanyoli e mori epërsinë falë autogolit të Courtois.

Gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm katër minuta, pasi në të 58-të, Carvajal barazoi shifrat në 1-1, njofton Klankosova.tv.

“Mbretërit” shënuan edhe tri herë të tjera, ku fillimisht ishte Rodrygo ai që ia dha epërsinë e parë Realit, pas një asistimi të Viniciusit.

Ndërsa, golin e tretë e shënoi Viniciusi, pas një asistimi të Mbappes, i cili më pas në minutën e 90-të shënoi nga pika e bardhë për 4-1.

Me këtë fitore, Reali është në vendin e dytë me 14 pikë, një më pak se Barcelona e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Espanyoli është në vendin e 13-të me shtatë pikë.

Marketing