Reali konfirmon lëndimin e Bellingham, ja sa do të qëndrojë jashtë fushës

Real Madridi këtë sezon ka vuajtur me lëndime, ndërsa tani konfirmohet edhe për një tjetër.

Marketing

Golashënuesi më i mirë i “Mbretërve” këtë sezon, anglezi Jude Bellingham, do të duhet të kalojë pak kohë jashtë fushës. Bellingham dëmtoi kyçin e dorës në fitoren 4:0 kundër Girona të shtunën në kampionatin spanjoll.

Reali ka njoftuar zyrtarisht se 20-vjeçari ka një ndrydhje të rëndë të kyçit të dorës, por nuk specifikuan se kur mund të rikthehet në fushë.

Mediat spanjolle zbuluan se ai duhet të luajë ndeshjen e rikthimit më 7 mars në ndeshjen e dytë të xhiros së 16-të të Ligës së Kampionëve kundër RB Lajpcig.

Bellingham do të humbasë ndeshjet me RB Lajpcig, Rayo Vallecano, Sevilla dhe Valencia. Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti tha menjëherë pas ndeshjes se nuk ishte i shqetësuar për dëmtimin e Bellingham.

“Nëse ai nuk është aty, ne kemi Brahim dhe Joselu, kështu që jemi mirë. Nuk do të kem kurrë më shumë shqetësime se sot. Kemi luajtur pa portier”.