Reali rikthehet te fitorja, por surpriza e madhe në La Liga është Girona

Pas humbjes në derbi ndaj Atletico Madrid, Reali është rikthyer te fitorja në La Liga duke mundur 2-0 Las Palmas.

Marketing

Për madrilenët, golat u shënuan nga Diaz, për të cilin ishte i pari me bluzën e Realit dhe Joselu në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, ndërsa me një pikë më shumë, në krye të renditjes qëndron surpriza e madhe e La Liga-s këtë sezon, Girona, e cila fitoi 1-2 në fushën e vështirë të Villarrealit.

Ndërkohë, takimi tjetër Bilbao-Getafe u mbyll në barazim 2-2.