Realizohet takimi i parë i komisionit të përbashkët Maqedoni-Bullgari

Në pajtim me obligimet për zbatimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, më 2 dhe 3 korrik, 2018 në Sofje u mbajt takimi i parë i Komisionit të përbashkët multidisiplinor për çështje historike dhe arsimore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Marketing

Në takim, siç kumtoi sot MPJ, u shqyrtuan dhe u përcaktuan parimet e metodologjisë së punës së Komisionit në pajtim me parimet për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bazë akademike, si dhe përvojat e deritanishme pozitive evropiane.

Puna e Komisionit u përshëndet edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva e cila shkurt mori pjesë në takim.

Është dakorduar takimi i radhës të mbahet në gjysmën e dytë të vitit 2018, në Republikën e Maqedonisë.

Marketing