Pak orë pasi doli nga burgu, Joshua Uong ishte rikthyer në vijën e parë. Nuk njeh vend tjetër ky djalosh 22 vjeçar, simbol i Hong Kongut që zbret në rrugë për të mbrojtur autonominë e vet nga Kina komuniste.
Pesë vjet më parë u bë model i Lëvizjes pro demokraci të çadrave, duke shastisur botën me vendosmërinë e egër në fytyrën e tij prej adoleshenti, duke paguar me dënime të llojeve të ndryshme për aktivizmin e tij.
Tani protesta e ish kolonisë britanika ka të tjerë krerë, të rinj të maskuar, por ka të njëjtin objektiv: të mbrojë identitetin dhe liritë e një qyteti, që duket i destinuar të asimilohet prej Pekinit.
Për këtë arsye Joshua është ende aty, tashmë në rolin e politikanit, numrmi një i Partisë Demosisto. Dhe premton: “Hong Kongu nuk do të jetë kurrë një tjetër qytet kinez”.
/ bota.al