Red Bull dominon sprintin në Austri, Ferrari në podium

Max Verstappen ka fituar garën sprint të Austrisë, në një garë ku pati duele të ashpra në kthesat e para me shokun e tij të skuadrës te Red Bull, Sergio Perez.

Marketing

Në vendin e tretë Carlos Sainz, me Ferrari, i cili la pas dy makinat Aston Martin të Stroll dhe Alonsos.

Paraqitje e dobët e ferraristit tjetër Charles Leclerc, i cili e mbylli sprintin në vendin e 12, jastë zonës së pikëve.

Të dielën, në orën 15:00, do të nisë Çmimi i Madh i Austrisë, me Max Verstappen që do të niset nga vendi i parë, i ndjekur nga Leclerc dhe Sainz, me Ferrari.