Redaksia e Posaçme e Enciklopedisë Shqiptare në takim me kryetarin e AShSh

Sot në Shkup qëndroi kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akad. Skender Gjinushi.
Me këtë rast, meqë Maqedonia e Veriut në këtë projekt mbulohet nga Akademia e Shkencave të
Shqipërisë, ai realizoi një takim edhe me Redaksinë e Posaçme të Enciklopedisë Shqiptare të
Maqedonisë së Veriut.
Gjatë këtij takimi, redaktori përgjegjës i Redaksisë së Posaçme të Enciklopedisë Shqiptare, prof.
dr. Aziz Pollozhani, e informoi kryetarin e ASHSH-së për punën e deritanishme në konsolidimin
dhe ekipimin e Redaksisë së Posaçme, si dhe për zbatimin e detyrave që tashmë janë
paravendosur.
Akad. Skender Gjinushi, nga ana e tij, duke shprehur inkurajim për punën e redaksisë së
Maqedonisë së Veriut, foli në përgjithësi për projektin e Enciklopedisë Shqiptare, kjo si një
mundësi e rrallë e përfshirjes së gjithë kapacitetit shkencor të kombit në hartimin e një
enciklopedie deri tash të munguar. Ai i përgëzoi anëtarët e redaksisë së ESH-së të Maqedonisë së
Veriut, i falënderoi për angazhimin dhe uroi që ky bashkëpunim të jetë i frytshëm.

Marketing