‘Referendumi’, deputetët nuk do të marrin mjete individualisht

Bërja e fushatës publike nuk nënkupton se Kuvendi, si propozues i autorizuar, do të ndajë mjete për secilin nga 120 deputetët për bërjen e fushatës për referendumin në nivel shtetëror.

Marketing

Këtë sot pasdite e kumtoi shërbimi për informim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në, siç thekson, sqarimin pas letrës të cilën sot e kishte dërguar një deputet deri te kryetari i shtëpisë ligjvënëse Talat Xhaferi, në të cilën e informon se do të marrë pjesë në fushatën publike për referendumin e ardhshëm dhe se kërkon t’i sigurohen mjete për këtë qëllim.

Për këtë kryetari i Kuvendit Xheferi, bëhet e ditur në komunikatë, gjatë ditës së djeshme, dërgoi njoftim deri te grupet parlamentare dhe deri te deputetët të cilët nuk janë të organizuar në grupe parlamentare, që në afat prej tre ditëve ta njoftojnë se a do të marrin pjesë në fushatën publike dhe se cili do të jetë qëndrimi i tyre në pyetjen e referendumit “pro” ose “kundër”.

Në bazë të të dhënave të fituara proporcionalisht, Kuvendi do të blejë hapësirë mediatike për pjesëmarrje në emisione debatuese, media të shkruara dhe portale të internetit, paralajmëron shërbimi për informim i Kuvendit të RM-së.