Referendumi dhe perspektiva e Maqedonisë

Kumanova-Likova duhet t’i thotë PO Referendumit.
Të gjitha drejtimet e tjera jashta korsis dhe koordinimit me fuqitë e medha, si SHBA-ve, NATO-së dhe BE-së, janë Aleanca ogurzeza për kombin tonë dhe jo vetëm dhe kundërshtarë të vlerave demokratike në ketë rajon. Orientimi ynë si komb është i vulosur shumë shekuj me parë, është shumë i pastër, i drejtë dhe pa alternativë të tjera, rruga jonë e përbashkët dhe e vetme për Ne dhe të gjithë qytetarët e vendit është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian e kjo arrihet nëpërmjet votës tonë duke votuar Pro në Referendum.
Ideali ynë shekullor për barazi të plotë do të jetësohet dhe realizohet vetëm me integrimin në familjen e BE-se, pra do të ecim me hapa të sigurt drejt realizimit të plotë të të drejtova tonë për liri dhe barazi.

Marketing

Maqedonia nuk mundet të vazhdoje drejt realizimit të anëtarësimit në këto organizata, pa e vulosur këtë marrëveshje me mjetë demokratike, me anë të votës se qytetarëve në referendumit e 30 shtatori, që është në interes të përbashkët me Greqinë. Nëse dëshirojmë të anëtarësohemi në BE dhe NATO, gjë për të cilën besoj fortë, kjo është rruga e vetme, rruge që kalon edhe përmes Greqisë në baze të rregullave të BE-se dhe NATO-se. Inkuadrimi në NATO dhe BE i shuan orekset e gjithë atyre që janë vënë në shërbim të shërbimeve të huaja e qe e dëmtojnë interesin e përgjithshëm dhe punojnë e propagandojnë në atë se nuk ka asgjë nga kjo marrëveshje e më pas edhe nga inkuadrimi në NATO dhe BE gjoja se nuk i sjellë asnjë dobi këtij populli dhe vet shtetit të Maqedonisë.

Ky është një rast dhe shanse e veçantë dhe e papërsëritshme që nga pavarësia e Maqedonisë për ta rrumbullakësuar dhe mbyllur çështjen e emrit. Në këto procese zhvillimore të gjithë duhet të japin maksimumin në kontributin e tyre në Maqedoni dhe në Diasporë dhe ti thonë po Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë. Po për NATO dhe Bashkësinë Evropiane. Për një perspektive të re në familjen e përbashkët evropiane. Për një perspektive të Re për rininë dhe gjithë popullatën e vendit. Duhet ti thuhet jo politikave dhe partive politike si dhe shoqatave që dojnë të bëjnë hamulli në popullatë se nuk është koha e duhur për referendum.

Alternativë dhe rrugë tjetër nuk ka, kjo punë është shumë e pastër dhe pa dilema se cilën rrugë duhet ta zgjedhim përpos NATO-s dhe BE.
Duhet ta dimë se NATO dhe BE-ja nuk janë me IDEALJA por nuk kemi alternativë tjetër. Zvicër nuk mundet të bëhemi. Atëherë interesin, shpresën, dhe perspektivën e rinise dhe popullit të këtij vendi duhet ta shohim vetëm në Marrëveshjen e Prespës, në NATO dhe BE.
Nuk kemi shumë kohë për të humbur dhe për ta mashtruar popullin se ka edhe rrugë tjera. Jo gjithë rrugët tjera janë për tu marrë me vetveten dhe për të numëruar në vend siç kemi numëruar 27 vite pa asnjë perspektivë.

Me 30 shtator duhet të dalim bashkërisht të gjithë qytetarët, shoqatat, partitë pavarësisht përkatësisë se tyre dhe ti themi po referendumit.
Përpirësit e referendumit duhet të dihen nga çdokush që mendon me kokën e vet se në këto zhvillime të përgjithshme gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe më gjërë nëse themi jo në referendum në mulli të kujt e drejtojmë ujin. Me asnjë mënyrë dhe me asnjë argument të shëndoshë nuk munden të më bindin për të bojkotuar referendumin dhe për të penguar hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Vlerat demokratike dhe euro perëndimorë dhe perspektiva euroatlantike kanë qenë, janë dhe duhet të mbetën gjithmonë synim dhe përcaktim i vetëm i veprimit dhe përkrahjes politike të vendit.

Nga Kryesia e ,,Bashkimit të intelektualeve Kumanove-Likovë
Kryetar Prof.Dr. Halim Hyda.

Marketing