Referendumi në Maqedoni-Koço Danaj: Shqiptarët të shpallin shtetin e tretë në Ballkan

Kreu i Lëvizjes për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, i ftuar në ‘Fax News’ për të komentuar referendumin e mbajtur në Maqedoni për ditën e djeshme në Maqedoni për çështjen e emrit, ku pati një pjesëmarrje të ulët, deklaroi se ky ishte një dështim i turpshëm.

Marketing

Danaj e konsideroi dështimin e referendumit shumë pozitiv dhe një mundësi historike për shqiptarët. Sipas tij po të ishin të meçur dhe largpamës ata do duhet tani të shpallin shtetin e tretë shqiptar në Ballkan.

Sipas Danajt marrëveshja e Prespës për emrin mes Cipras dhe Zaev ishte një fyerje e madhe për shqiptarët pasi shqiptarëve nuk u njihej flamuri, gjuha dhe nuk njiheshin si një popull shtetformues.

Ai deklaroi se në Maqedoni kanë dështuar Angela Merkel, Johannes Hahn, Federica Mogherini, por edhe sekratari Amerikan i Shtetit James Mattis.

“Rereferndumi që të ishte I suksesshëm duhet të kishte një pjesëmarrje 50+1% të votuesve por dështoi me turp. Zaev dhe gjithë trupa e tij kanë harruar rregullin e referendumit dhe e quajnë sukses, së dështoi referendumi s’do thotë se u përmbys Maqedonia, por referendumi dështoi.

Për shqiptarët nuk ka pasur marrëveshje me Greqinë, ka qenë poshtorsi ajo marrëveshje, sllavët nuk do të pranojnë se të parët në këto troje kanë qenë shqiptarët, shqiptarët nuk do të mësojnë nga historia . Maqedoninë, nga nocion gjeografik duan ta kthejnë nocion etnik, por po t’i heqësh shqiparët mbetet zero me bisht. Atje ka dështuar, Merklel, Kurz, Mogherini, hahn, Mattis, të gjithë kush ka vajtur atje kanë dështuar, edhe politikanët shqiptarë, që bënin thirrje që gjithë të merrnin pjesë.

Po të kishte pak ndërgjegjie Johannes Hahn, ndërgjegje qytetare, do duhet të kishte dhënë dorëheqjen, tani Brukseli është një karakatinë e kalbur. Shkonte për çështje personale në Shkup, jo për BE-në. I pari që duhet të japë dorëhejen është Hahn, e dyta është Mogherini, Shqiptarët po të kenë dinjitet do duhet të refuzojnë çdo takim me Hahn dhe Mogherinin. Ça i pandehin këta shqiptarët dele, maqedonasit dele?

Po të lexoni marrëveshjen nuk I është bërë fyerje më e madhe shqiptarëve nga kush tjetër se sa iu bë nga marrëveshja mes Cipras dhe nepërka Zaev. Shqiptarëve nuk u pranohet flamuri, gjuha, nuk janë shtetformues.

Dje në Maqedoni, shovinizmi maqedonas dhe ai Brukselit, dështuan, sot shqiptarët duhet të shpallin shtetin e tretë shqiptar”, deklaroi Koço Danaj ndër të tjera.

Marketing