Referendumi në Serbi/ Kolona të gjata të Jarinje

Në pikën kufitare në Jarinje janë bërë kolona të gjata të automjetevë, të serbëve të Kosovës të cilët janë nisur drejtë Serbisë, për të votuar në referendumin për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

Dje, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumit brenda territorit të vendit.

Pas kësaj, institucionet serbe kanë bërë me dije se votuesit serbë nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

Në Vranjë kanë mundësi vote serbët nga komuna e Vitisë, Gjilanit, Kamenicës dhe Novobërdës, derisa në Novi Pazar ata nga Istogu, Klina, Peja, Gora, Prizreni dhe Rahoveci.

Serbët nga Fushë Kosova, Lipjani, Prishtina, Ferizaj, Shtërpca dhe Obiliqi do të votojnë në Kurshumli, derisa ata nga Vushtrria, Zveçani, Zubin Potoku, Mitrovica dhe Leposaviqi në Rashkë,