Referendumi: Për katër ditë 528 aplikime nga diaspora

Në thirrjen e KSHZ-së përmes aplikimit në internet me të cilën votuesit e diasporës mund që në mënyrë elektronike të dorëzojnë kërkesë në përfaqësitë diplomatike- konsullore në vendin ku jetojnë, siç mëson “Makfaks”, deri tani kanë arrit 528 fletëparaqitje.

Marketing

Thirrja është hapur më 9 gusht, ndërsa do të zgjas deri më 23 gusht dhe qytetarët të cilët jetojnë jashtë do të mund të paraqiten për votim në referendum. Votimi i diasporës do të realizohet më 29 shtator, transmeton Medial.mk.

Nëse vendosin të vijnë në Maqedoni dhe të deklarohen këtu, atëherë të shpërngulurit nuk kanë nevojë të paraqiten në këto përfaqësi apo përmes aplikimit, emrat e tyre janë regjistruar me adresën e fundit në Maqedoni.