Referendumi për reformat në arsim, prindërit dorëzuan sërish firmat në kuvend

Nisma qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”, për të dytën herë në dorëzoi në Kuvend iniciativën për referendumin kundër digjitalizimit në arsim. Kuvendi në afat prej tre ditësh duhet t’i informojë nëse iniciativa është e rregullt. Ata thotë se nuk do të heqin dorë dhe do t’i përdorin të gjitha mjetet juridike për të stopuar procedurat për sjelljen e propozim ligjit.

Marketing

“Nuk do të lejojmë ky ligj i pamatur dhe kontrovers të kalojë në Kuvend dhe të bëhet realitet. Do të luftojmë të gjithë bashkë dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha të drejtat juridike për të stopuar procedurat për sjelljen e ligjit.”,- tha përfaqësuesja e iniciativës qytetare, Dragana Spasevska.