‘Referendumi’, Spasovski fton qytetarët të paraqesin çdo kërcënim

Ky është moment historik për shtetin tonë. Apeloj nëse çfarëdo qoftë kërcënimi i cilit do qytetar që mos të dalë në referendum, qytetarët këtë ta paraqesin në stacionin më të afërt të policisë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së Komunën Butel.

Marketing

Ministri Spasovski, siç theksohet në kumtesë, gjithashtu theksoi se MPB-ja i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për vizitat e ardhshme të delegacioneve të huaja të larta, ndërsa vetë vizitat janë dëshmi për mbështetjen që Republika e Maqedonisë e ka nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, stacioni i policisë që ndodhet në territorin e komunës Butel ka rezultate të dukshme pozitive në vitin e kaluar në uljen e krimit dhe sidomos në pjesën e rregullimit të qarkullimit.

Në takimet në stacionin e policisë dhe në pushtetin lokal është biseduar edhe për referendumin më 30 shtator, kumtoi MPB-ja.

Marketing