‘Referendumi’, Tevdovski: Nuk ka nevojë për ribalancim të buxhetit

Mjetet e ndara për referendumin prej 80 milionë denarëve janë nga funksionet rezervë të shtetit dhe kjo nuk do të shkaktojë ribalanc të buxhetit.

Marketing

Këtë e theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Veles.

“E vërtetë, do të sigurohen 80 milionë denarë, ndërsa absolutisht madhësia e tyre nuk do të kishte shkaktuar ribalancim të buxhetit. Ajo është shpërndarë si plan për shpenzimin e funksioneve rezerve të shtetit”, deklaroi Tevdovski.

Për atë se në cilën mënyrë do të shpenzohen mjetet sqaroi se Kuvendi është propozues i autorizuar dhe sipas ligjit ka të drejtë të shfrytëzoj këto mjete.

“Tani është puna e Kuvendit dhe sipas ligjit ka të drejtë të shfrytëzoj këto mjete. Mendoj se ka thirrje deri tek të gjitha grupet parlamentare të shfaqin nevojën dhe a do të jenë të kyçur në fushat, por ajo është punë para se të gjithash e Kuvendit. Ne siguruam mjete nga propozuesi i autorizuar nga Buxheti i R.Maqedonisë”, theksoi Tevdovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për borxhet e trashëguara të komunave, Tevdovski tha se vazhdimisht analizohet gjendja, duke theksuar se jo vetëm në njësitë e vetëqeverisjes lokale, por edhe në buxhetin qendror janë trashëguar borxhe të larta.

“Ne vazhdimisht e analizojmë gjendjen, sepse jo vetëm në njësitë e vetëqeverisjes lokale, por edhe në buxhetin qendror ne kemi trashëguar borxhe të mëdha, domethënë borxhi publik në rritje të shpejtë, me obligime të papaguara ndërsa të ndërmarra. E analizojmë gjendjen dhe në atë pjesë kur do të kemi diçka si vendim në mënyrë transparente do të njoftojmë opinionin.

Marketing