Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në orët e pasdites ka njoftuar se i ka dërguar letër partisë opozitare “Levica” në lidhje me nismën e tij për mbajtjen e Referendumit në gjithë vendin.
Kryetari Xhaferi i ka kthyer përgjigje negative kreut të “Levicës” Apasievit, nga ku hedh poshtë iniciativën për Referendum.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e pranoi “Propozim – kërkesën për ngritjen e nismës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues”, të parashtruar nga ana e propozuesit të autorizuar, deputetit Dimitar Apasiev”, njoftojnë nga Kuvendi i RMV-së.
Bashkëngjitur ju dërgojmë përgjigjen integrale të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.