Referendumin do ta ndjekin 383 vëzhgues vendorë dhe 286 të huaj

Referendumin për Marrëveshjen me Greqinë më 30 shtator do ta ndjekin 383 vëzhgues vendorë dhe 286 të huaj, publikoi Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen e tij të internetit.

Marketing

Më shumë vëzhgues vendorë të akredituar kanë Qendra për Liri – Civil  – 282, Qendra Kombëtare e Romëve Kumanovë – 46 dhe Inkluziva 40, MOST do ta ndjekë referendumin me 12, ndërsa Shoqata EDULSJ me tre vëzhgues.

Nga vëzhguesit e huaj më shumë ka OSBE-ODHIR – 188, Ambasada e SHBA-së – 35 dhe Misionit i OSBE-së në Shkup 12 vëzhgues.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do ta ndjekë referendumin me tetë vëzhgues. Ambasada e Britanisë së Madhe me nëntë, Ambasada e Francës, Shqipërisë dhe Hungarisë me nga gjashtë, Ambasada e  Turqisë dhe e Kosovës me nga katër vëzhgues. Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore – IFES dhe Komiteti për Demokraci të Hapur me nga tre vëzhgues, ndërsa dy vëzhgues do të ketë organizata joqeveritare The Earth Saviours Foundation.

Për ndjekjen e referendumit janë të akredituar edhe 47 gazetarë të huaj.

Afati për parashtrimin e kërkesës për akreditim për vëzhgimin e referendumit skadoi mbrëmë në mesnatë.