Reformat në gjyqësi, Filkov: Të gjitha opsionet janë në tavolinë

Qeveria po shqyrton të gjitha opsionet se si do t’i qaset reformës në gjyqësi përfshi paralajëmrimeve për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik.

Marketing

“Për momentin të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe po kërkohet zgjidhja më e mire.”, thotë ministri i Drejtësisë Igor Filkov në një intervistë për gazetën “Veçer”.

Sa i përket Këshillit Gjyqësor, Filkov thotë se një pjesë e reformave tashmë janë planifikuar dhe se çfarë do të realizohet do të varet nga analiza e funksionalitetit si sistem.

“Nevoja për reforma është e dukshme. Mosfunksionimin e aparatit gjyqësor e shohin dhe e ndiejnë qytetarët, sidomos ata që janë në vetë sistemin, në thelb dhe ligjërisht. Kërkohen reforma që i referohen konkretisht punës së Këshillit Gjyqësor, gjë që e pamë edhe gjatë vlerësimit dhe rritjes së transparencës së procedurave disiplinore. Disa nga këto reforma tashmë janë planifikuar dhe çfarë do të zbatohet do të varet nga analiza e funksionalitetit si sistem.”, thotë ministri i Drejtësisë.

Filkov shton se takim zyrtar me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, nuk është mbajtur, por shpreson se në periudhën në vijim do të gjendet kohë për dialog. Sipas tij, Qeveria e sheh Këshillin si një organ krejtësisht të pavarur, vendimet e të cilit udhëhiqen nga përgjegjësia disiplinore individuale e anëtarëve të tij.

“Apelojmë profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre ndaj paradigmave ligjore dhe kjo reformë është në atë drejtim. Prandaj, ne po iniciojmë arritjen e pavarësisë që do të vijë nga vetë gjyqtarët dhe prokurorët, që ata të zgjedhin anëtarët dhe të mbajnë përgjegjësi morale, profesionale dhe ligjore në atë zgjedhje. Këshilli Gjyqësor nuk duhet të ndikohet nga propozimet e Qeverisë, Kuvendit apo presidentit. I japim hapësirë, tani, që Këshilli Gjyqësor të konfirmojë pavarësinë e tij me vendime të pavarura, së pari për përbërjen e tij. Edhe ne kemi dhënë kohë, por ende nuk ka asnjë përgjigje, propozim apo vendim nga ana e tyre”, thotë ministri.

Ai beson se përgjegjësia individuale do të ketë një efekt shumë më të madh se përgjegjësia kolektive, e cila, siç shprehet ai, mund të na fusë në një labirint të rrezikshëm nga i cili do të jetë e vështirë të dalim. “Por për momentin të gjitha zgjidhjet janë në tavolinë dhe ne po kërkojmë më të mirën”, thotë Filkov, i cili vjen nga partia E Di.