Euroabasadori Dejvid Gir është kundër shpërndarjes së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik. Ai inkurajon në hapjen e diskutimit për këtë çështje.
“Kjo do të përbënte përzierje në pavarësinë e gjyqësorit. E njëjta vlen edhe për idenë për ndarjen e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve.”, – deklaroi euroambasadori, Dejvid Gir.
Ambasadorja amerikane, Ageler, me lëvdatë, por edhe paralajmëron për atë që nuk është bërë për ristrukturim real të Këshillit Gjyqësor dhe vendosjen e tij brenda gjyqësorit.
“Kjo është armë e rëndësishme në arsenalin që do të jetë e nevojshme për transformim të vërtetë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, në një institucion që i shërben qytetarëve të saj, që mbron të pafajshmit dhe dënon ata të cilët mendojnë se janë mbi ligjin.”, – deklaroi ambasadorja e ShBA-së, Angella Ageler.
Ambasadori i Holandës i vlerëson ndryshimet, por shton se disa nga rekomandimet e misionit vlerësues i referohen Qeverisë dhe Parlamentit.
“Tre rekomandimet kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese, megjithatë asnjëra prej tyre nuk duhet të implementohet në mënyrë të shpejtë, pa përfshirjen e ekspertëve.”, – theksoi ambasadori i Holandës, Jan Kop.
Ndërkohë kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, vë përgjegjësinë individuale para asaj kolektive. Përgjegjësia individuale patjetër të sanksionohet, thotë ajo.
“Nëse ato procedura ndërpriten, pra procedurat për përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe në njëfarë mënyre amnistohen ata gjyqtarë joprofesionistë, për të cilët nuk mund të paragjykoj nëse gjatë këtyre procedurave rezultati i të gjithëve do të jetë përgjegjësia, në atë rast kur qytetarët kërkojnë drejtësi nëpër gjyqe, drejtësia nuk do të jetë në anën e tyre.”, – u shpreh kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.
Kur janë në pyetje reformat në gjyqësor, nga shoqata e gjykatësve kërkojnë që në konsultime të përfshihet edhe pushteti gjyqësor. Shpërndarja dhe reforma ligjore në Këshillin Gjyqësor ishte premtim i VMRO-së gjatë fushatës, ndërkaq tani për kreun e ekzekutivit, Mickoski, reforma në fushën e gjyqësorit mbetet prioritet kryesor.