Refugjatët afgan në RMV, Osmani: Kemi miratuar mbi 600 kërkesa

Ministria e Punëve të Jashtme ka miratuar mbi 600 kërkesa të shtetasve afgan të cilët duan ta lëshojnë vendin pas marrjes së pushtetit të shtetit nga talebanit. Bëhet fjalë për qytetar afgan të cilët kanë qenë përkrahës të organizatave ndërkombëtare, prej tyre, gazetarë, student dhe aktivistë të cilët janë në listën e zezë të talebanëve dhe jetërat e tyre nuk janë të sigurta. Refugjatë do të pranojnë të gjitha vendet e BE-së, thotë ministri Bujar Osmani. Numri mund të rritet varësisht situatës në Afgansitan dhe kapaciteteve shtetërore për pranimin e civilëve afgan.

Marketing

“Shumica e shteteve së paku dje pohuan se do të pranojnë numër të caktuar të stafit lokal të punësuar në misionet e tyre në Afgansitan. Britania e Madhe ka paralajmëruar pranimin e 20 mijë qytetarëve afga dhe kuptohet secili shtet sipas qasjes së vet. Ne sollëm vendim adekuat. Ne në Afganistan hymë bashkë me partntnerët tanë më 2002. Motoja ishte: hyjmë bashkë, dalim bashkë dhe ballafaqohemi bashkë.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Arritje e tyre në vend do të fillojë pasiqë të organet e shtetit të bëjë verifikimet dhe në harmoni me kapacitetet për fluturm nga aeroporti i Kabullit. Një pjesë e afganëve presin në bazën amerikane në Katar dhe një pjesë tjetër në aeroportin e Kabullit, thotë Osmani.

“Një pjesë e tyre do të vijë nga Katari pra ato që tanimë janë tërhequr ndërsa presim një pjesë të madhe të vijë direkt nga aeroporti i Kabullit.”, tha Osmani

Procedura për pranimin e qytetarëve afgan në shtetin tonë momentalisht gjendet në MPB, e cila po bën vërtetimet e sigurisë.