Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme refuzoi tetë nga nëntë ankesat e dorëzuara të VMRO-DPMNE për shkelje të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për korrupsion dhe ndeshje të interesave, nga shpallja e zgjedhjeve presidenciale.
Për ankesën në lidhje me keqpërdorimin e pronës në pronësi të komunës Shuto Orizare për mbajtje të konferencës për shtyp nga ana e kandidatit presidencial Stevo Pendarovski, KSHPK kërkoi informata shtesë nga vetëqeverisja lokale për pronësinë e objektit, për të cilin përfaqësuesit e autorizuar të Shuto Orizares në seancë pohuan se objekti i potencuar përkatësisht salla në të cilën është mbajtur konferenca për shtyp në ankesë nuk është në pronësi të Komunës.
KSHPK për ankesën nga ndeshja e mundshme e interesave në lidhje me thirrjen e shpallur për subvencione nga ana e Qytetit të Shkupit për biçikleta sipas parimit kush vjen i pari, shërbehet i pari, konstaton se deri tani nuk ka kryer kurrfarë pagese të kërkuesve dhe në atë pjesë ankesa refuzohet. Megjithatë, ishte theksuar para kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i cili ishte i pranishëm në seancë, lënda nuk është mbyllur dhe me shkrim do të kërkojë nga prokurori kompetent publik në afat prej 30 ditësh ta njoftojë komisionin për aktivitetet e ndërmarra deri te aspekti i menaxhimit të mirë, që mund të shkaktojë shkelje të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për luftë kundër korrupsionit dhe ndeshjes së interesave.
Shilegov theksoi se kujdeset shumë që të mos vjen deri te shkelja ligjore, ndërsa punohet për Programin si aktivitet i rregullt, për subvencionim të biçikletave dhe për atë nuk ka plotësim për vetë pagesën. Konfirmoi, deri tani nuk ka paguar asnjë denarë për atë bazë, as nuk është sjellur kurrfarë vendimi.
Ankesa tjetër e VMRO-DPMNE-së për aktivitet të qytetit të Shkupit, ndërsa ishte refuzuar, ka të bëjë me shpalljen e publikuar për furnizim të pajisjeve bashkëkohore për ngrohje-inverterë, në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor. KSHPK konsideron se nuk ka pasur shkelje të Kodit zgjedhor.