Refuzohet oferta e Napolit për mbrojtësin e Milanit

Milani ka refuzuar ofertën e Napolit për mbrojtësin e majtë Ricardo Rodriguez, duke lejuar që PSV Eindhoven të kthehet në garë për të nënshkruar lojtarin.

Marketing

Rodriguez është lidhur me një largim nga San Siro që kur humbi vendin e tij si titullar nga Theo Hernandez.

Një lëvizje drejt Fenerbace dështoi dhe një marrëveshje me ekipin holandez PSV Eindhoven dukej afër, përpara se Napoli të deklaronte interesin e tyre për 27-vjeçarin.

Trajneri i Napolit, Rino Gattuso është një admirues i madh i Rodriguez dhe do të dëshironte një ribashkim në San Paolo.

Sidoqoftë, Gianluca Di Marzio i Sky Sport Italia raporton se kuqezinjtë kanë thënë ‘jo’ për një marrëveshje të mundshme për Rodriguez, duke lejuar edhe një herë PSV të kthehet në gjueti për reprezentuesin zviceran.

Rodriguez u bashkua me Milanin nga Wolfsburgu në verën e vitit 2017, ndërsa nga atëherë ishte titullar i padiskutueshëm.