Refuzoi koncertin për ushtrinë ruse, vritet drejtori i filarmonisë së Khersonit

Drejtori i Filarmonisë së Khersonit Yuriy Kerpatenko, u vra nga ushtria ruse në shtëpinë e tij pasi refuzoi të performonte në një koncert të organizuar nga forcat pushtuese. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Kulturës së Ukrainës në Facebook, raportuar nga mediat e vendit.

“U bë e ditur për vrasjen brutale të drejtorit të Teatrit të Muzikës dhe Dramës në Kherson. Pasi Kerpatenko refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit, ushtria ruse e qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij”, shkruan ministria.

Marketing