Për shkak të stërvitjes operativo-taktike, sot në Shkup do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit, ndërsa komunikacioni do të ridrejtohet në rrugët përreth.
Stërvitja operativo-taktike do të mbahet në periudhën nga ora 9:30 deri në ora 12 nga Ministria e Brendshme dhe në koordinim me Ambasadën Amerikane.
Gjatë kësaj periudhe do të jenë të mbyllura rrugët “Llazar Liçenovski” dhe “Samoillova” dhe bulevardi “Nikolla Karev”, në shtrirjen nga rruga “Brigada maqedonase-kosovare” deri në rrugën “8 Shtatori”.
MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.