Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup më 12, 13 dhe 14 qershor

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se sot, nesër dhe pasnesër (12, 13 dhe 14 qeshor 2024) do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në rajonin më të gjerë të Qytetit të Shkupit, për shkak të mbajtjes së takimit ministror dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga procesi për bashkëpunim të Evropës Juglindore.

Marketing

SPB Shkup u apelon të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektohen urdhërat, të cilat do të jepen nga nëpunësit policorë.