Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak të protestës të cilën e ka paralajmëruar VMRO-DPMNE do të ketë regjim të posaçëm të një pjese të rrugëve të komunikacionit të qendrës së Qytetit të Shkupit në periudhën para dhe gjatë mbajtjes së protestës.
“Prej ora 17:00 është paralajmëruar protestë në Shkup të organizuar nga ana e një partie politike me relacion të lëvizjes prej sheshit VMRO, në anën e djathtë të rrugës Dame Gruev, në drejtim të rrugës Vasil Gllavinov, drejt bulevardit VMRO, në pjesën e majtë të bulevardit Ilinden deri para ndërtesës së Qeverisë. Për këtë arsye do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugës e qendrës së Qytetit të Shkupit në periudhën para dhe gjatë mbajtjes së protestës”, thuhet në kumtesën e policisë.