Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Për shkak mbajtjes së manifestimit tradicional “Nata e bardhë” në pllajën para Sallës Universale nesër prej orës 19 do të vendoset regjim i posaçëm komunikacioni në bulevardin “Aradhet partizane”, në drejtimin nga udhëkryqi me rr “Franklin Ruzvelt” deri te udhëkryqi me rr “Kostruski Heroi” në drejtim të lëvizjes nga qendra e Shkupit.

Marketing

Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në periudhën e përmendur do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm komunikacioni, kurse komunikacioni do të riorientohet nëpër rrugët përreth.

MPB apelon qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët në të cilat do të zhvillohet ngjarja.