Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup, kjo është arsyeja

Për shkak të ndeshjes miqësore ndërkombëtare të futbollit për bamirësi Vardar – Cërvena Zvezda sonte prej orës 20:00 në Shkup do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit.

Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit në rrugët rreth arenës “Todor Proeski”.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat të cilët do t’i japin nëpunësit e policisë.

Marketing