Ministria e Punëve të Brendshme informoi se nesër nga ora 19 do të organizohet regjim i veçantë i komunikacionit në zonën qendrore të qytetit, për shkak të marshit protestues nga sheshi “VMRO” deri para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
“Nga ora 19:00 është caktuar protestë në Shkup nga një parti politike me qarkullim nga shesh “VMRO”, djathtas në rrugën “Dame Gruev”, drejtë përgjatë rrugës “Vasil Glavinov”, drejtë në bulevardin “VMRO”, majtas përgjatë bulevardit “Ilinden” deri para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Për këto arsye do të merren masa për regjim të veçantë të komunikacionit përgjatë rrugëve në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit në periudhën para dhe gjatë mbajtjes së protestës”, informojnë nga MPB-ja. Nga MPB-ja bëjnë thirrje që qytetarët t’i respektojnë urdhrat e lëshuara nga policët.