Këtë fundjavë prej orës 9 e deri në 16 është vendosur regjim i veçantë në kryeqytet për shkak të mbajtjes së Garës ndërkombëtare në makina “Çmimi i Qytetit të Shkupit” – Vodno 2019″.
Fillimi i garës është prej rrugës “Todor Aleksandrov” deri në Vodno të Mesme. Për shkak të Departamenti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugën e shënuar, ndërsa komunikacioni do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
MPB u bën apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat që i japin nëpunësit policorë ku do të zhvillohet gara.