Regjim i veçantë në trafik në këto rrugë të kryeqytetit

Për shkak të xhirimit të paralajmëruar sot trafiku në rrugën “1732” në shtegun nga restorant “Opatia” deri te terreni i futbollit të ARM-së do të mbyllet në periudhën nga ora 6:00 deri në 19:00, ndërsa trafiku do të riorientohet nëpër rrugët përreth.

Marketing

Siç njoftoi sot Ministria e Brendshme, bëhet fjalë për xhirim paraprakisht të organizuar në organizim të Agjencisë për marketing “Division” SHPKNJP nga Shkupi.

Në periudhën nga ora 11 deri në 13 sot për shkak të mbajtjes së manifestimit “Roleriada 2019” në Shkup, nga bulevardi “Ilinden” (para shatërvanit në Parkun e Qytetit) deri te udhëkryqi në bulevardin “Ilinden” me rrugën “Nikolla Teslla” (në selinë e NP ” Parqe dhe gjelbërim), ky aks do të jetë i mbyllur për trafik. Trafiku do të riorientohet nëpër rrugët përreth.

MPB apelon deri te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugët ku do të zhvillohen ngjarjet

Marketing