Regjim i veçantë trafiku në Shkup për Pashkët

Regjim i veçantë i trafikut për disa rrugë në rajonin qendror të Qytetit të Shkupit dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom do të vendoset sot dhe nesër me rastin e Pashkëve.

Marketing

Nga Ministria e Brendshme informojnë se sot nga ora 18 e deri në përfundim të ngjarjeve që lidhen me festën, në qendrën e Shkupit për qarkullim do të jetë i mbyllur bulevardi “Aradhat partizane” nga udhëkryqi me rrugën “Aminta treti” deri tek udhëkryqi me bulevardin ”VMRO“dhe bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit ” nga udhëkryqi me bulevardin “Ilinden” deri te udhëkryqi me rrugën “Dimitrie Çupovski”.

Përveç kësaj, automjeteve të trafikut urban që kalojnë përmes urës “Goce Dellçev”, u ndryshohet kahja e lëvizjes dhe do të qarkullojnë përmes bulevardit “Ilinden” dhe përmes rrugës “Franklin Ruzvelt” do të kyçen në bulevardin “Aradhat partizane” ndërsa autobusët që kalojnë nëpër qendër të qytetit do të lëvizin nëpër rrugën “M.T. Golloganov” dhe nëpër rrugën “Franklin Ruzvelt” do të kyçen në bulevardin “Aradhat partizane”. Edhe në drejtim të kundërt autobusët do t’i përdorin rrugët e njëjta.

Në komunën Gjorçe Petrov sipas nevojës do të  mbyllen për qarkullim rrugët nga kisha “Shën Pjetri dhe Pali” në të djathtë të bulevardit “Aradhat partizane” në të djathtë të rrugës “Gjorçe Petrov” në të majtë të rrugës “Vasil Çakalarov”, si dhe trafiku nga kisha ” Panteleimon” përmes rrugës “Demir Trajko” dhe në të majtë përmes rrugës ” Vasil Çakalarov” deri te ura hekurudhore mbi lumin Vardar. Në komunën e Aerodromit sipas nevojës për trafik do të jenë të mbyllura rrugët që çojnë drejt fshatit Lisiçe.

MPB apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe rregulloret, si dhe urdhrat e lëshuara nga punonjësit e policisë.

Marketing