Regjimi i çoroditur komunist në Kore të Veriut dënoi 2 vjeçarin me burg të përjetshëm, i gjetën familjes Biblën

Autoritetet korean-veriore kanë dënuar gjithë familjen me burgim të përjetshëm në një kamp internimi pasi njërit prej familjes iu gjet se posedonte Bibla, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Kjo ngjarje makabër ka ndodhur më 2009 por u zbulua rishtas në raportin për liritë fetare të Departamentit Amerikan të Shtetit, si një prej shembujve të masave ndëshkuese ndaj të krishterëve dhe minoriteteve tjera në Korenë e Veriut.

Familja me gjithë 2 vjeçarin është dërguar në kampe të të burgosurve politik nga regjimi trashëguar komunist, ku të ndaluarit përjetojnë rregullisht keqtrajtim fizik dhe kushte jashtëzakonisht të rënda.

Përllogaritet se diku rreth 50 mijë deri në 70 mijë qytetarë korean-veriorë janë në kampe burgimi për shkak të besimit të tyre sipas një raporti të organizate religjioze Open Doors që i referohet Departamenti i Shtetit Amerikan.

Koreja e Veriut ultra-staliniste, famëkeqe në gjithë botën për skamjen e skajshme dhe shtypjen e lirisë që erdhi pas themelimit të regjimit të Kimëve, dikur ishte një qendër e krishterimit në Azi. Pjongjangu quhej dikur ‘Jerusalemi i Lindjes’ dhe ishte vatër e disa shkollave të krishtere si dhe një seminari presbiterian.