Regjisori Bekteshi: TURP PËR TARAVARIN!

Regjisori i mirënjohur, Kushtrim Bekteshi ka reaguar ndaj veprimit të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari lidhur me shpifjet ndaj babait të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademit!

Marketing

Bekteshi këtë shpifje dhe veprimin e Taravarit e ka quajtur të turpshëm, të ulët dhe irrituese!

“Kjo shpifje është vërtet e turpshme, e ulët, irrituese për çdo kënd që e njeh personalisht Bashkimin dhe e di se sa njeri i drejtë dhe i ndershëm është ai. Kjo shpifje lëndon ndjenjat e gjithë familjarëve të tij, ku bëj pjesë edhe unë. Përpjekja për ta njollosur Bashkimin për arsye konkurence e rivaliteti politik i kalon gjitha kufijtë e etikës njerëzore e intelektuale në një fushatë zgjedhore. Turp e përtej turpit.” – ka komentuar Bekteshi!