REGJISTRIMET, interesim i lartë në drejtimet profesionale (VIDEO)

Këtë vit shkollat e mesme profesionale po fitojnë terren përkundrejt gjimnazeve, sa i takon interesimit të nxënësve për t’u regjistruar. Madje në Shkollën e Mesme Profesionale “ Marija Kiri Sklodovska” ku ka shumë drejtime me perspektivë, për herë të parë ndodhë që numri i nxënësve që kanë aplikuar për t’u regjistruar të jetë tre herë më i lartë se ai i viteve të kaluara. Drejtori i kësaj shkolle, Blerim Nebiu, thotë se nga 272 nxënës, në afatin e parë kanë aplikuar 210. Sipas tij, disa drejtime, si ato të shëndetësisë preferohen shumë, gjë që do t’i shtyjë që të kërkojnë nga Ministria e Arsimit që t’u japin edhe dy paralele, pra nga 6 në 8. Interesim i lartë vërehet edhe në shkolla e tjera profesionale. Ndjekja e mësimeve në këto shkolla ka shumë avantazhe, sepse krijohet një kuadër që në tregun e punës mungon, thotë Vullnet Iseni- ndihmës drejtor në shkollën e mesme profesionale“8 Shtatori”.

Marketing

Mendoj se këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, sepse vitin e kaluar ka qenë më dobët, këtë vit duke pasur parasysh se është afati i parë, ka pasur interesim, mendoj se interesimi është i kënaqshëm, kemi pasur bisedime më shumë kompani serioze të cilat na kanë premtuar, shpresojmë se do të jetë ashtu- thotë Vullnet Iseni- ndihmës drejtor SHM “8 Shtatori”.

Disa nga shkollat e mesme profesionale kanë nënshkruar memorandume me kompani të mëdha siç është për shembull Alkaloidi apo EVN, ku pas praktikës pritet që nxënësit të punësohen. Siç thotë Xhevdet Shabani profesor në shkollën “Vllado Tasevski”, avantazh tjetër i këtyre drejtimeve është se nxënësit kanë mundësinë që paralelisht me teorinë të realizojnë edhe praktikë.

Një profesion i denjë, sikur ky që ofrojmë në shkollën tonë, mund të sjellë përparësi të mëdha në jetën e një nxënësi. Shkollat profesionalë janë shkolla që e orientojnë një nxënës drejt një profesioni që do të sjellë benefite të mëdha në jetën e tij- tha Xhevdet Shabani, profesor në shkollën “Vllado Tasevski”.

Nga 35 690 vendet e parashikuara në konkursin e MASH, prej tyre 24 581 do të jenë me mësim në gjuhën maqedonase, ndërsa 10 123 me mësim në gjuhën shqipe. Sot ishte dita e fundit e regjistrimit për afatin e parë ndërsa rezultatet nga i njëjti do të publikohen me datë 19 qershor. Afati i dytë është më 24 dhe 25 qershor, ndërsa rezultatet publikohen më datë 26 qershor. Afati I tretë është më datë 1 korrik, ndërsa rezultatet do të publikohen më datë 2 të të njëjtit muaj.

/Alsat-M/