Zgjidhja përfundimtare për atë se cilat pyetje do të përfshihen në Regjistrimin që duhet të realizohet në vitin 2020 do ta sjellë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me miratimin e Ligjit për Regjistrim 2020, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës duke i hedhur poshtë si spekulime të gjitha pohimet se Regjistrimi i ardhshëm i popullatës do të jetë pa pyetjen për përkatësin etnike janë spekulime.
Në kumtesën e Entit Shtetëror të Statistikës qëndron se në procesin e përpilimit të Regjistrimit të ardhshëm të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2020. Enti Shtetëror i Statistikës vitin e kaluar ka filluar debat të gjerë publik lidhur me zgjidhjet e propozuara për pyetjet që do të përfshihen në Regjistrimin, por edhe për aspektet organizative-teknike të Regjistrimit të ardhshëm.
“Në këto debate Enti, si institucion profesional nga fusha e statistikës dhe e vetme kompetente për zbatimin e regjistrimit të popullatës, i ka dhënë propozimet e veta mes të cilave edhe propozimin që formulari i regjistrimit të mos e ketë të përfshirë pyetjen për përkatësinë etnike. ky propozim është përfshirë edhe në Propozim-ligjin për Regjistrim, që ishte vendosur në debat publik, ndërsa edhe dorëzuar deri te të gjitha institucionet relevante për vërejtje dhe sugjerime”, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.