Paralelisht me procesin e regjistrimit të popullsiisë në RMV vazhdon edhe vetëregjistrimi i diasporës që do të zgajtë deri më 30 shtator. Zv/ dejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Ilmi Selami përmes një postimi në fejsbuk jep sqarime për regjistrimin e diasporës të cilët janë regjistruar në aplikacionin online.Selami informon bashkëatdhatrët se nuk ka nevojë të regjistrohen për së dyti nga ana e të afërmve/familjarëve të tyre tani kur procesi i regjistrimit po zhvillohet këtu në Maqedoninë e Veriut.
Ja postimi i plotë i Selamit:
Të nderuar bashkëatdhetarë në mërgatë, e nderuara Diasporë e jona,
Të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Diasporë që janë regjistruar në aplikacionin online gjatë procesit të vetëregjistrimit që ka filluar më 1 Mars e që vazhdon deri më 30 Shtator, NUK KA NEVOJË QË TË REGJISTROHEN SËRISH PËR HERË TË DYTË nga ana e të afërmve/familjarëve të tyre tani kur procesi i regjistrimit po zhvillohet këtu në Maqedoninë e Veriut.
Ajo që duhet të kemi vëmendjen tani janë bashkëatdhetarët tanë në Diasporë të cilët ende nuk janë regjistruar. Ata duhet sa më shpejtë të regjistrohen. Tani regjistrimin ata mund ta bëjnë në dy mënyra: Ose të vetëregjistrohen në web faqen tonë https://census.stat.gov.mk, ose t’ua dërgojnë të dhënat dhe numrin amë familjarëve të tyre që ti regjistrojë këtu në Maqedoninë e Veriut atëherë kur do t’a vizitojë regjistruesi për t’a bërë regjistrimin.
TË DY VARIANTET E REGJISTRIMIT JANË VALIDE DHE NË RREGULL. Mvaret nga ju se cilën variantë do t’a zgjidhni.
Ndërsa nëse ka raste që janë regjistruar edhe në Diasporë edhe këtu, MOS KENI DERT sepse aplikacionin ashtu e kemi bërë qëllimisht që nëse dikush është regjistruar dy herë, do të ruhen të dhënat e rastit që i ka dhënë vetë qytetari/bashkëatdhetari. E në rast se nuk e ka bë regjistrimin në Diasporë por e ka bërë vetëm i afërmi i tij këtu në RMV, atëherë ruhet ai regjistrim. Pra qëllimi është t’i përfshijmë të gjithë dhe asnjë të mos mbetet pa u regjistruar. Nuk ka dëm nga dy regjistrime por dëmi ndodhë nëse nuk regjistrohemi aspak.
DIASPORA REGJISTROHET DERI MË 30 SHTATOR!
REGJISTROHU EDHE TI! ❤